Ministri Peci: Synim rritja e mbështetjes për prodhimin bazik bujqësor
BKT
Ekonomi

Ministri Peci: Synim rritja e mbështetjes për prodhimin bazik bujqësor

N.M. /RTRKlive

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci sot nënshkroi Programin për Zhvillim Rural, Grante 2023 në vlerë prej 24,6 milionë euro. Ministri tha se më këtë program synohet rritja e mbështetjes për prodhimin bazik bujqësor.

“Përmes Programit për Zhvillim Rural, Grante 2023, siç edhe deklaroi ninistri Peci synohet rritja e mbështetjes për prodhimin bazik bujqësor, specifikisht karshi rritjes së konsiderueshme të Fondit Blegtoral me qëllim të shtimit të prodhimit të qumështit dhe mishit; me 5 milionë euro (Masa 1, Nënmasa 1.7); do të ketë rritje të mbikëqyrjes përgjatë të gjithë procesit me qëllim të mbrojtjes të së drejtës së aplikimit dhe qasjes së barabartë të të gjithë qytetarëve të Kosovës që me të vërtetë ushtrojnë veprimtari bujqësore, janë fermerë meritorë e mbi të gjitha real”, thuhet në njoftimin e zyrës për informim të MBPZHR.

Masat që do të përkrahen këtë vit përmes PZHR-së, sipas kësaj ministrie, janë: Investime në asete fizike dhe ekonomi familjare me 16,827,000.00 Euro apo 68,33% e buxhetit të granteve. Kjo masë përfshin prodhimin bazik bujqësor; investime në asete fizike në përpunimin dhe tregtimin e prodhimeve bujqësore 3,500,000.00 Euro apo 14,21% e buxhetit total; diversifikimi i Fermave dhe Zhvillimin e Bizneseve me 4,000,000.00 Euro apo 16,24% e buxhetit të PZHR 2023 dhe zbatimi i Strategjive për Zhvillim Lokal – Qasja “Leader” me 300,000.00 euro, apo 1,22% e buxhetit të përgjithshëm i kushtohet kësaj mase.


MË SHUME NGA Ekonomi