Nis realizimi i marrëveshjes së nënshkruar mes kryeqytetit dhe SHSKUK-së
E. Hoti / RTKlive
Ka nisur realizimi i marrëveshjes për bashkëpunim të nënshkruar mes kryeqytetit dhe SHSKUK-së.
Sot filloi zbatimi i pilot projektit përmes së cilit pacientët e rajonit të Prishtinës që pësojnë infarkt akut të miokardit në kohë rekorde do të marrin trajtimin në kuadër të Klinikës së Kardiologjisë Invazive, përkatësisht do të sjellën direkt në koronarografi dhe stentim, pa shkuar në Klinikën Emergjente.
Nisjen e realizmit të këtij pilot projekti e cilësoi shumë të rëndësishëm nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, i cili tha se do të ofrohen të gjitha kapacitetet mjekësore dhe infrastrukturore për të zbatuar këtë projekt jetik për pacientet.
Ndërkaq , drejtori i ShSKUK-së, Elvir Azizi, tha se përmes Klinikës së Kardiologjisë do të mundësohet që pacientët që pësojnë infarkt të miokardit do të sillen direkt në Kardiologji Invazive nga Enti i Urgjencës së Komunës së Prishtinës, duke shfrytëzuar kohën që në mjekësi njihet si koha e “artë” në reagim të shpejtë.























