Osmani nga Rahoveci, premton mbështetje për vreshtarët
BKT
Takimi Osmani - Latifi / foto: Edona Podvorica | RTK
Ekonomi

Osmani nga Rahoveci, premton mbështetje për vreshtarët

M.Pasoma/E. Podvorica/ RTKlive

(E përditësuar 1:24) Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka realizuar një video nga vreshtat e Rahovecit ku ka përshëndetur qytetarët e kësaj komune si dhe ka njoftuar për fillimin e edicionit të festivalit “Hardh Fest”.

Në videon të cilën e ka shpërndarë në rrjete sociale, presidentja e ka quajtuar Rahovecin kryeqytet të bujqësisë e të rrushit.

“Rahoveci i ka dhënë shumë Republikës së Kosovës njerëz të vyer, me duar të arta. E kanë ushqyer dha vazhdojnë ta ushqejnë një pjesë të madhe të Republikës sonë nëpërmjet punës së tyre të palodhoshme”, ka thënë ajo.

Ka premtuar përkrahje për të gjithë vreshtarët nga Ministria e Bujqësisë, teksa ka përmendur edhe verëtarët të cilët po arrijnë t'i dërgojnë prodhimet e tyre deri në New York.

“...do ta bëjmë hapjen zyrtare të ‘Hardh Fest’ ku do të ketë një program të jashtëzakonshëm për të gjitha moshat, program arti, muzike, maratona e shumçka tjetër”, tha presidentja Osmani.

Osmani për vizitë në Rahovec, merr pjesë në hapjen e "Hardh Fest"

Presidentja Vjosa Osmani po qëndron sot për vizitë në Komunën e Rahovecit.

E para e shtetit në kuadër të vizitave nëpër komunat e Kosovës, sot po e viziton Rahovecin, ku është pritur nga kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi.

Osmani e ka vlerësuar Rahovecin si qytet të rrushit e verës si dhe si komunë me njerëz punëtorë e të suksesshëm.

Presidentja gjatë kësaj vizite do të qëndrojë edhe në shkollën “Liria” në fshatin Fortesë, për të uruar fillimin e vitit të ri shkollor.

Ndërkohë, në mesditë ajo do të marrë pjesë në ceremoninë zyrtare të hapjes së edicionit “Hardh Fest” me sloganin “Prek n’rrush, shijo n’ven”.


MË SHUME NGA Ekonomi