ASK: Rritet çmimi i importit të mallrave prej 1,1%
BKT
Ekonomi

ASK: Rritet çmimi i importit të mallrave prej 1,1%

M.P. / RTKlive

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka njoftuar për ngritje prej 1,1% të importit në Kosovë në tre mujorin e dytë të vitit 2023, krahasuar me tre mujorin e parë të të njëjtit vit.

“Ngritje më të mëdha të çmimeve sipas sektorëve ishin te: instrumentet optike, fotografike, matëse, medicinale, muzikore dhe mekanizmat e orës (14,5 %); tekstili dhe artikujt e tekstilit (11.9%); lëkura dhe artikujt e saj (11,5%); etj”, ka njoftuar ASK.

Ndërkaq sa i përket çmimeve, ato u rritën për 5 përqind në tremujorin e dytë.

“Ngritje më të mëdha sipas sektorëve ishin te: produktet bimore (27,6%); letra dhe artikujt e saj (19,4%); tekstili dhe artikujt e tij (17,9%); instrumentet optike, fotografike, matëse, medicinale, muzikore dhe mekanizmat e orës (13,5%); mjetet e transportit (12,8%); lëkura dhe artikujt e saj (10,2%) etj. Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorëve te: vajrat ushqyese (-11,5%); metalet bazë dhe artikujt e metaleve bazë (-5,9%); plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (-5,2%) dhe produktet minerale (-3,2%)”, thuhet në njoftimin e ASK-së.


MË SHUME NGA Ekonomi