Inspektorati Shëndetësor gjobit katër institucione private pa licencë
BKT
Shëndetësi

Inspektorati Shëndetësor gjobit katër institucione private pa licencë

M.P. / RTKlive

Inspektorati i Shëndetësisë ka identifikuar katër institucione shëndetësore private të cilat kryenin veprimtari të paligjshme në Prishtinë, Ferizaj, Pejë e Fushë Kosovë.

Këtyre institucioneve iu ka munguar lincenca, teksa Inspektorati sipas autorizimeve ligjore, kanë ndërmarrë veprimet e menjëhershme ndaj këtyre subjekteve që kanë kryer shkelje ligjore.

“Subjektet të cilat ofrojnë shërbime shëndetësore duhet të respektojnë të gjitha rregullat e parapara me ligj për ushtrim të veprimtarisë. Së shpejti do të shtohen edhe kapacitetet inspektuese pas përfundimit të procedurave rekrutuese të 25 inspektorëve të rinj shëndetësor, me pranimin e të cilëve numri i inspektorëve shëndetësorë do të shkojë në 37 nga 12 sa janë tani”, thuhet në njoftimin e Inspektoratit të Shëndetësisë.


MË SHUME NGA Shëndetësi