Lansohet forma e aplikimit për subvencionim të energjisë elektrike
BKT
Ekonomi

Lansohet forma e aplikimit për subvencionim të energjisë elektrike

A.B/RTKlive

Është bërë lansimi dhe forma e aplikimit për subvencionim të energjisë elektrike për familjet e cenueshme.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, ka shkruar në ‘Facebook’, se aplikuesit duhet të sigurohen që të dhënat janë të sakta, e sidomos shifra e konsumatorit (njehsorit të energjisë elektrike) sepse subvencioni do të bëhet direkt në faturë.

“Të gjitha familjet me të ardhura mesatare mujore më pak se 150 euro/muaj/anëtar, kualifikohen për të aplikuar për subvencionim. Pra nëse një familje ka 4 anëtarë dhe ka të ardhurat mujore më pak se 600 euro/muaj, mund të aplikojë për subvencion. Nëse familja ka 5 anëtarë duhet të ketë të ardhura më pak se 750 euro/muaj për t’u kualifikuar, e kështu me radhë”, tha ai.

Sipas Muratit shuma e subvencionit të plotë shkon deri në 900 kWh/vit për një anëtar, dhe do të jetë e shpërndarë nëpër muajt e dimrit.

“Nëse një familje 4-anëtarëshe ka 300 euro të ardhura mujore, mund të përfitojë gjysmën subvencionit, pra 450 kWh/vit për anëtar. Nëse familja nuk ka fare të ardhura, atëherë mund të përfitojë subvencionin e plotë prej 900kWh për anëtar.  Me fjalë tjera, sa më pak të ardhura të ketë familja, aq më e lartë është vlera e subvencionit, e që mund të shkojë deri në 900kWh/vit/anëtar. Në rast se familjet nuk kanë qasje në internet, apo kanë vështirësi të aplikojnë, mund të drejtohen në Qendrat për Punë Sociale për udhëzime dhe ndihmë”, theksoi Murati.

Linku për aplikim: https://see.rks-gov.net/?fbclid=IwAR2hzcm_c9bbzj9MRnvRRjFzc4ZT8iityb_2R3I8PAepLXCM_VMTIJpRDRM


MË SHUME NGA Ekonomi