ATK: Mbi gjysmë miliardi të hyra tatimore për tetë muaj
BKT
Foto: RTKlive
Ekonomi

ATK: Mbi gjysmë miliardi të hyra tatimore për tetë muaj

V.Th. RTKlive

Administrata Tatimore e Kosovës përmes një komunikate për media thotë se ka pasur një performancë të shkëlqyeshme në mbledhjen e të hyrave gjatë periudhës janar-gusht 2023, ku janë mbledhur 579.2 milionë euro, e që në krahasim mes periudhave të njëjta 2022-2023 ka rritje për 92 milionë euro.

“Këto rezultatet pozitive tregojnë një përmirësim të qëndrueshëm të punës së këtij institucioni kyç për të hyrat shtetërore”, thuhet në komunikatën e dërguar nga ATK.

Përmes kësaj mbledhjeje të të hyrave, Administrata Tatimore e Kosovës thotë se është përqendruar në ngritjen e performancës së saj në përmbushjen e objektivave të planifikuara dhe të menaxhuara me përgjegjësi.

ATK ka radhitur edhe disa nga objektivat kryesore që kanë dhënë efekt:

përmirësimi i efikasitetit: ATK ka arritur të rrisë efikasitetin e punës së saj në proceset e mbledhjes së të hyrave, duke zvogëluar kohën e pritjes për tatimpaguesve dhe duke lehtësuar procedurat e tyre.

zbatimi i ligjit dhe ngritja integritetit: ATK e ka të theksuar zbatimin e ligjit dhe ruajtjen e integritetit në të gjitha nivelet e punës së saj, duke garantuar transparencën dhe drejtësinë në trajtimin e tatimpaguesve.

ndërveprimi me publikun: institucioni ka ngritur ndërgjegjësimin e publikut në lidhje me tatimin dhe ka ndërtuar marrëdhënie të mira me tatimpaguesit, si dhe me qytetarët.

automatizimi i proceseve të punës: përdorimi i teknologjisë dhe automatizimi i disa proceseve ka ndihmuar në zvogëlimin e gabimeve dhe në lehtësimin e punës së administratës, në veçanti të marrjes së shërbimeve nga tatimpaguesit.

Rezultatet pozitive të kësaj mbledhjeje tregojnë angazhimin e Administratës Tatimore të Kosovës për të përmbushur detyrat e saj në mënyrë të ndërgjegjshme dhe profesionale. Ky është një përmirësim i rëndësishëm në zhvillimin e sistemit tatimor të vendit, i cili ndihmon në sigurimin e burimeve të nevojshme për të përmirësuar shërbimet publike.


MË SHUME NGA Ekonomi