Ministri izraelit i turizmit viziton Kosovën për forcimin e marrëdhënieve
BKT
Ekonomi

Ministri izraelit i turizmit viziton Kosovën për forcimin e marrëdhënieve

V.Thaçi / RTKlive

Ministri izraelit i Turizmit, Haim Katz, do të vij për një vizitë dyditore në Kosovë, me ftesë të qeverisë së vendit.

Ai do të takohet me kryeministrin Albin Kurti, presidenten Vjosa Osmani dhe ministrat e ekonomisë dhe të punëve të jashtme. Katz do të bëhet ministri i parë i lartë izraelit që do të bëjë një vizitë zyrtare në Kosovë, raporton i24news.

  “Iniciativa kryesore në bazë të vizitës është nënshkrimi i një marrëveshjeje turistike dhe forcimi i marrëdhënieve dhe partneritetit mes vendeve”, thuhet në një deklaratë zyrtare.

“Ministri i Turizmit Haim Katz do të ofrojë ndihmë izraelite për zhvillimin ekonomik dhe turistik që Kosova kërkon të promovojë,” thuhet tutje në deklaratë.

Kosova u bë vendi i parë evropian dhe me shumicë myslimane që hapi një ambasadë në Jerusalem në vitin 2021. Qershorin e kaluar, ajo miratoi përkufizimin e antisemitizmit të Aleancës Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit.


MË SHUME NGA Ekonomi