08:42 / 12.09.2023
Ministria e Financave njofton për ankandin e tetë të letrave me vlerë
M.P. / RTKlive
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se javën e ardhshme do të mbahet ankandi i tetë për këtë vit.
“Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 5 vjeçar në shumën prej 25 milionë euro.
Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Ky ankand do të mbahet më 19 shtator.























