Çohu: Cilësia e derivateve të naftës nuk është në nivelin e duhur
BKT
Ekonomi

Çohu: Cilësia e derivateve të naftës nuk është në nivelin e duhur

M.Sh/RTKlive

Sektori i naftës është njëri prej më fitimprurësve në Kosovë, ndërsa sistemi i kontrollit nga institucionet nuk siguron cilësi të duhur të derivateve të naftës në vendin tonë. Kështu konsideron Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet, Çohu në një raport publikuar të mërkurën për cilësinë e derivateve të naftës në Kosovë.

Në këtë konferencë, Arton Demhasaj, drejtor ekzekutiv i organizatës Çohu, ka paraqitur disa nga gjetjet rreth cilësisë së naftës që hyn në Kosovë. Edhe pse janë ndërmarrë disa veprime për përmirësimin e cilësisë së naftës dhe derivateve të saj, sipas Demhases, ajo ende mbetet një sfidë.

Doganat e Kosovës për vitin 2022 kompanitë, sipas këtij raporti, kanë importuar naftë dhe derivate të saj në vlerë prej 58147.82785 ton. Kjo sasi e naftës, siç u tha, ka ardhur nga vendet si Serbia, Greqia, Maqedonia e Veriut etj.

Hulumtimi ka gjetur se gjatë vitit 2022 janë ndërmarrë disa veprime për ngritje të cilësisë së derivateve të naftës, por që nuk duken të mjaftueshme. Kjo sipas hulumtimit ndodhë për shkak se Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë, nuk i ka kapacitetet e nevojshme për të garantuar cilësi më të madhe të derivateve të naftës.

Po ashtu në konferencë nga Demhasaj u prezantuan të dhënat e një anketimi me rreth 300 respondentë i realizuar nga Çohu!, përmes të cilit qytetarët kanë dhënë mendimet e tyre lidhur me cilësinë e naftës dhe derivateve të saj.

“Qytetarët në shumicë kanë thënë se kanë pasur defekte në automjetet e tyre për mungesë të cilësisë së naftës dhe benzinës. 64 për qind prej tyre kanë thënë se kanë vërejtur defekte, më shumë se 35 për qind kanë thënë se nuk i kanë vërejtur këto defekte. Ndryshimet që i kanë vërejtur te automjetet e tyre në mungesë të cilësisë, thonë të jenë performanca e dobët e automjetit, shpenzime më shumë, defekte në gjithë sistemin e naftës, dëmtime në motor, bllokim të filterit të naftës për shkak të naftës jo të filtruar mirë, ndërrim të shpeshtë të filterit të naftës, mungesë të fuqisë së motorit etj”|, thuhet në raportin e Çohu, publikuar sot në një konferencë për meia.


MË SHUME NGA Ekonomi