Ferizaj bëhet me Qendrën Rajonale Ballkanike për Trajnime e Certifikime
BKT
Foto: OEK
Ekonomi

Ferizaj bëhet me Qendrën Rajonale Ballkanike për Trajnime e Certifikime

V.Th. RTKlive

Është nënshkruar marrëveshja finale në mes të Odës Ekonomike të Kosovës dhe Komunës së Ferizajt për funksionalizimin e Qendrës Rajonale-Ballkanike për Trajnime dhe Certifikime në Ferizaj në kuadër të WB6 CiF.

Në komunikatën e OEK, thuhet se duke pasur parasysh nevojën për një qendër nacionale të trajnimit dhe çertifikimit të punëtorëve, Oda Ekonomike e Kosovës ka realizuar një varg takimesh me palë relevante për jetësimin e iniciativës për themelimin e Qendrës Rajonale për Trajnime dhe certifikime, e cila gjindet në Ferizaj.

“Meqë Oda Ekonomike e Kosovës është anëtare dhe njëkohësisht udhëheqëse e Forumit Investiv të Odave Ekonomike të Ballkanit Perëndimor (CIF), kryetari i OEK-ut Lulzim Rafuna pas takimeve të bordit menaxhues të CIF, ka inicuar themelimin e Qendrës Rajonale-Ballkanike të Trajnimeve dhe Certifikimeve, me bazë në Ferizaj”, thuhet në komunikatë.

E sot, Rafuna nënshkroi marrëveshjen finale për funksionalizimin e kësaj qendre me nënkryetarin e Ferizajit, Lulzim Aliu.

Kjo qendër do të shërbejë për të gjitha ekonomitë e Ballkanit Perëndimor, për të trajnuar dhe certifikuar punëtorët e ndërmarrjeve që janë pjesë e këtyre ekonomive sipas kërkesave të sektorit privat.

Sipas OEK-ut kjo do të ndikojë në përmirësimin e bashkëpunimit rajonal, qoftë në aspektin e edukimit, qoftë në atë ekonomik dhe social.


MË SHUME NGA Ekonomi