BQK: Remitancat arritën vlerën rreth 754 milionë euro
BKT
Foto arkiv/RTKlive
Ekonomi

BQK: Remitancat arritën vlerën rreth 754 milionë euro

A.B/RTKlive

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), njofton se remitancat deri në fund të korrikut 2023 arritën vlerën rreth 754 milionë euro, që paraqet rritje prej 12% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022, ku vetëm në muajin korrik ishin 118.8 milionë euro.

“Remitancat kryesisht vijnë nga shtetet BE-së rreth 70% e gjithsej remitancave, prej të cilave kryeson Gjermania me 38.1% dhe ndiqen nga Zvicra me 17.6% dhe SHBA rreth 7.5%”, thuhet në raportin për statistikat për institucionet tjera financiare për muajin gusht 2023 të BQK-së, raporton RTKlive.

Sipas vlerësimeve preliminare të BQK-së remitancat për muajin gusht ishin rreth 142.2 milionë euro. Prurjet më të mëdha edhe gjatë këtij muaji  kanë qenë përmes IFJB 42%, kanalet tjera 40%, ndërsa përmes bankave 19%.

 


MË SHUME NGA Ekonomi