Ismaili: Orientimin strategjik i BQK-së është ndërlidhja me sistemet TIPS
BKT
Ekonomi

Ismaili: Orientimin strategjik i BQK-së është ndërlidhja me sistemet TIPS

M.Sh/RTKlive

Në Forumin e ministrave të Ekonomisë në kuadër të procesit të Berlinit që u mbajt në Tiranë me temën “Tregu i përbashkët rajonal – një hap drejt Tregut Unik të BE-së”, u argumentua nevoja e ndërlidhjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor me sistemin e pagesave të shpejta të Bankës Qendrore Evropiane të njohur si TIPS.

Ky sistem bëhet për të lehtësuar dhe përshpejtuar pagesat ndërkufitare ndërmjet gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së.

“Në kuadër të këtij projekti, vendet e Ballkanit Perëndimor u zotuan të ndërmarrin hapa konkret drejtë plotësimit të kritereve për anëtarësim në skemën e pagesave të BE-së SEPA (Zona e Unifikuar e Pagesave në BE). Ky anëtarësim do të lehtësonte tregtinë në të gjithë rajonin dhe me BE-në, duke mbështetur lëvizjen e kapitalit, aktivitetin ekonomik dhe një sistem inovativ, të sigurt dhe efikas të pagesave”, thuhet në njoftimin e BQK-së.

Në këtë forum ishte edhe guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Ahmet Ismaili, i cili ishte pjesë e panelit me temën “Integrimi i Sistemit të Pagesave të Regjionit për të lehtësuar tregtinë dhe përgatitjen e ekonomive të vendeve të Ballkanit Perëndimor për integrimin e mundshëm në Eurozonë”.

Ahmeti shpalosi orientimin strategjik të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës drejt reformimit të Sistemit Kombëtar të Pagesave si dhe rëndësinë e ndërlidhjes së tij me sistemet e pagesave regjionale dhe të BE-së.

Përveç kontributit në ekonomi, për Republikën e Kosovës ky proces u tha se ndikon direkt edhe në shfrytëzimin e përfitimeve të gjëra nga bizneset, qytetarët dhe diaspora, në kuptimin e uljes së kostos, si dhe rritjes së shpejtësisë dhe sigurisë së transaksioneve të pagesave dhe remitancave.


MË SHUME NGA Ekonomi