KOSTT dhe Johns Hopkins me letër bashkëpunimi për fuqizimin e barazisë
BKT
Ekonomi

KOSTT dhe Johns Hopkins me letër bashkëpunimi për fuqizimin e barazisë

V.Th. RTKlive

KOSTT njofton se ka nënshkruar Letër Bashkëpunimi me Iniciativën për Vetë-Fuqizimi dhe Barazia për Ndryshim (SEE Change) të Universitetit Johns Hopkins.

Sipas njoftimit të Operatorit të Sistemit, Transmisioni dhe Tregu-KOSTT sh.a, në kuadër të programit të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar-USAID Engendering Industries (EI) të zbatuar nga Tetra Tech, Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT Evetar Zeqiri gjatë javës së kaluar ka nënshkruar Letër Bashkëpunimi me Iniciativën për Vetë-Fuqizimi dhe Barazi për Ndryshim (SEE Change) të Universitetit Johns Hopkins e përfaqësuar nga Anita Shankar, program ky i cili ka për qëllim të udhëzojë partneritetin dhe bashkëpunimin mes palëve në lidhje me zbatimin e Programit të Trajnimit për Fuqizimin e Punonjësve (EETP).

Me këtë rast Zeqiri është shprehur se, ‘’Me nënshkrimin e kësaj Letre të Bashkëpunimit ne shënuam edhe një hap të rëndësishëm drejtë angazhimit tonë për barazinë gjinore dhe fuqizimin brenda kompanisë sonë. Ky bashkëpunim është edhe një shembull i përkushtimit tonë për të nxitur gjithë përfshirje në vendin e punës dhe një ashtu përputhet në mënyrë të përkryer me vlerat dhe objektivat e kompanisë sonë’’.

“Engendering Industries dhe Iniciativa SEE Change, synon fuqizimin e grave dhe burrave në nivel global përmes trajnimeve të bazuara në dëshmi dhe i fokusuar në mbështetjen e grave në sektorët e dominuar nga burrat, duke i ndihmuar ato të zhvillojnë potencialin e tyre udhëheqës dhe në arritjen qëllimeve të tyre personale dhe profesionale. Trajnimi për Vetë-Fuqizimi dhe Barazi për Ndryshim për punonjësit e KOSTT u realizua me sukses, ku përmes një programi tejet intensiv disa ditor, punonjësit e KOSTT të cilët kanë kaluar nëpër Trajnimin për Trajner do të certifikohen si trajnerë për të përdorur metodologjinë SEE Change dhe për të rritur fuqizimin e punonjësve më gjerësisht në KOSTT”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se rrugëtimi i KOSTT drejt barazisë gjinore është i vazhdueshëm dhe ky bashkëpunim është një moment tjetër i rëndësishëm për KOSTT, ku që nga viti 2018 përmes programit të USAID ‘’Engendering Industries’’, i implementuar nga Tetra Tech, po ashtu thuhet se kanë arritur të sjellin ndryshime të dukshme në kompani përmes zbatimit të praktikave më të mira të barazisë gjinore.


MË SHUME NGA Ekonomi