Bien shërbimet e telefonisë mobile të Telekomit,arsyeja pajiset e vjetruara
M/Sh/RTKlive
Nga orët e mëngjesit rrjeti i Valës ka rënë në gjithë territorin e Kosovës, ndërsa Telekomi nëpërmjet një njoftimi për media thotë se ky kolaps ka ndodhur për shkak të pajisjeve të vjetruara të cilat janë duke u ndërruar me të rejat.
“Sot në mëngjes, në orën 8:48 minuta, për arsye të vjetërsisë së pajisjeve, të cilat edhe ashtu sipas planit do të ndërrohen shumë shpejt, pati një rënie të përgjithshme të shërbimeve të telefonisë mobile në tërë vendin. Ekipet teknike po punojnë që shpejt ta sanojnë gjendjen dhe të rikthejnë shërbimet”, thuhet në njoftimin e Telekomit.
Në njoftimin për media, ky kompani iu kërkon ndjesë konsumatorëve, për shqetësimin siç thotë të arsyeshëm.
“Ju njoftojmë se këto pajisje do të ndërrohen shumë shpejt dhe qytetarët do të kenë shërbime të nivelit evropian, falë teknologjisë së fjalës së fundit që e kemi instaluar në disa pjesë të Kosovës dhe të cilën do ta instalojmë së shpejti në tërë vendin, kur të gjitha shërbimet të zhvendosen në platformat e reja!”, thuhet në njoftimin e Telekomit.























