Posta e Kosovës me pullë postare për Ali Podrimjen dhe Ernest Koliqin
BKT
Ekonomi

Posta e Kosovës me pullë postare për Ali Podrimjen dhe Ernest Koliqin

M.P / RTKlive

Posta e Kosovës ka emetuar dy pullat më të reja postare me dy dy personalitete të shquara për kulturën e vendit, Ali Podrimja dhe Ernest Koliqi.

“Në kuadër të tematikës “Personalitete të shquara”, Filatelia e Postës së Kosovës emetoi sot dy pulla postare me imazhet e ndritura të personaliteteve të shquara të letërsisë dhe kulturës shqiptare: Ernest Koliqi dhe Ali Podrimja”, thuhet në njoftimin e Postës.

Ali Podrimja ishte mjeshtër i rrallë i përdorimit të simbolikës dhe metaforës, duke lënë pas vetes dhjetëra vëllime me poezi të vlerësuara ndërkombëtarisht. Ndërkaq Ernest Koliqi dha kontribut të çmuar në krijimtarinë letrare shqiptare dhe në përkthime të veprave nga letërsinë botërore.

“Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj për mbi dy dekada po vazhdon të nderon dhe promovon në gjithë botën me pulla postare personalitete të shquara kombëtare dhe miq ndërkombëtar, që kanë lënë gjurmë të pashlyera në shërbim të atdheut tonë, në shumë fusha të ndryshme”, thuhet në komunikatën e Postës.


MË SHUME NGA Ekonomi