Fermerët ankohen për shkak të rritjes së çmimit të naftës|Video
BKT
Foto/ RTK
Ekonomi

Fermerët ankohen për shkak të rritjes së çmimit të naftës|Video

Arban Hajredinaj/RTK

Rritja e çmimit të naftës ka bërë që disa fermer të dalin para Ministrisë së Bujqësisë për të shprehur pakënaqësitë e tyre në lidhje me problemet që ballafaqohen. Ata i kërkuan ministrisë që t’u ndihmojë që sa me lehtë ta përmbyllin sezonin e mbjelljes së grurit.

Në prag të fillimit të mbjelljes së grurit, fermerët kanë dalë para Ministrisë së Bujqësisë, për t’i shprehur shqetësimet rreth rritjes së çmimit të naftës, që sipas tyre, kjo po ndodh çdoherë kur përgatiten për të mbjella.

Ndër problemet e tjera, fermerët i listuan edhe materialin prodhues, plehrat dhe farat me kualitet të dobët. Sipas tyre, kjo po ndikon në rendimente të ulëta të kulturave bujqësore.


MË SHUME NGA Ekonomi