2.4 milionë euro për zgjerimin e rrugës `Hamdi Kurteshi`
BKT
Ekonomi

2.4 milionë euro për zgjerimin e rrugës `Hamdi Kurteshi`

V.Th. /RTKlive

Kryetari Hyseni nënshkruan kontratën në vlerë prej 2.4 milionë euro për zgjerimin e rrugës “Hamdi Kurteshi” dhe mbulimin e lumit Stanishorka

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka bërë të ditur se ka nënshkruar kontratën në vlerë prej 2.4 milionë euro për fillimin e punimeve në zgjerimin e rrugës "Hamdi Kurteshi" (rruga e Malishevës) dhe mbulimin e lumit Stanishorka.

Ai ka theksuar se transformimi i qytetit veç sa ka filluar. “Si një nga projektet më të mëdha kapitale, ky projekt do të zgjerojë infrastrukturën e qytetit dhe do të përmirësojë dukshëm jetën e qytetarëve. Për Gjilanin që duam”, ka shtuar kreu i Gjilanit.


MË SHUME NGA Ekonomi