Nënshkruhet marrëveshja mes KEK-ut dhe Termokosit
BKT
Foto/ KEK
Ekonomi

Nënshkruhet marrëveshja mes KEK-ut dhe Termokosit

A.B/RTKlive

Sot, zv. Kryeshefi Ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Përparim Kabashi dhe Kryeshefi Ekzekutiv i Ndërmarrjes Publike ‘Termokos’, Fisnik Osmani, kanë nënshkruar marrëveshjen për furnizim me ngrohje për sezonin dimëror 2023-24 në mes KEK dhe Termokos.

“Kjo marrëveshje i hap rrugën fillimit të sezonit të ngrohjes duke filluar nga data 15. 10. 2023 deri me 15. 04. 2024 për qytetarët e Prishtinës të cilët kanë qasje në rrjetin e ngrohtores ‘Termokos’”, njofton KEK-u.

 

 


MË SHUME NGA Ekonomi