Studentët dëgjojnë për konkurrencën
BKT
Ekonomi

Studentët dëgjojnë për konkurrencën

Sh.Gashi/RTKlive

Në kuadër të Ditës së Konkurrencës, përfaqësues nga Autoriteti i Konkurrencës mbajtën një ligjëratë për studentët e Fakultetit Ekonomik dhe Juridik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Kryetarja e Komisionit Neime Binaku–Isufi dhe Drejtori i Përgjithshëm Selajdin Beqa prezantuan rolin dhe funksionimin e Autoritetit të Konkurrencës, legjislacionin që e rregullon fushëveprimin e tij, si dhe ilustruan me shembuj konkurrencën në Kosovë për studentët pjesëmarrës.

Në ligjëratë folën edhe ekspertët e projektit Mbështetje e BE-së për Autoritetin e Konkurrencës dhe Komisionin e Ndihmës Shtetërore. Ata folën për fillimet e konkurrencës dhe rëndësinë që ka, dhe se si funksionon politika e konkurrencës.

Kjo ngjarje ishte pjesë e aktiviteteve vetëdijësuese në kuadër të Ditës së Konkurrencës që shënohet me një konferencë ndërkombëtare të nivelit të lartë me 10 tetor 2023 në Prishtinë.


MË SHUME NGA Ekonomi