AKRK organizon ‘Ditën e Konkurrencës’
BKT
Foto arkiv/ RTKlive
Ekonomi

AKRK organizon ‘Ditën e Konkurrencës’

A.B/ RTKlive

Autoriteti i Konkurrencës i Republikës së Kosovës sot organizon konferencën “Dita e Konkurrencës - Sigurimi i përfitimeve nga konkurrenca e drejtë në Kosovë”.

Në këtë konferencë ndërkombëtare të nivelit të lartë do të marrin pjesë drejtues të institucionit të Autoritetit të Konkurrencës, të Qeverisë së Kosovës, Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë dhe ekspertë të fushës.

Konferenca “Dita e Konkurrencës” fillon në ora 09:00, ndërsa, në ora 09:45, Neime Binaku-Isufi, Kryetare e Autoritetit të Konkurrencës, së bashku me ministren e Industrisë Ndërmarrësisë dhe Tregtisë znj. Rozeta Hajdari do t’u drejtohen mediave


MË SHUME NGA Ekonomi