MInistri Peci me homologun e tij Krauze flasin për bashkëpunim në bujqësi
BKT
Ekonomi

MInistri Peci me homologun e tij Krauze flasin për bashkëpunim në bujqësi

F.Sertolli / RTKlive

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka takuare homologun e tij, Ministrin e Bujqësisë të Letonisë, Armands Krauze me të cilin zhvilluan një bisedë rreth bashkëpunimit në sektorin e bujqësisë, por edhe në thellimin e bashkëpunimit të deritanishëm në sektorin e pylltarisë.

Përmes një njoftimi për media, bëhet e ditur se gjatë këtij takimi, ministri Peci theksoi se me Letoninë ndajnë vlera të përbashkëta për sa i përket bujqësisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm të këtij sektori.

“Me ministrin Krauze u dakorduam që shumë shpejt ta zyrtarizojmë bashkëpunimin mes vendeve tona përmes një Marrëveshjeje të Mirëkuptimit në mënyrë që përmes projekteve të përbashkëta, të kemi qasje në fondet mbështetëse evropiane e ndërkombëtare”, tha mes tjerash ministri Peci.

Po ashtu gjatë këtij takimi e ka ftuar homologun e tij, ministrin Krauze për vizitë në Kosovë në  mënyrë që të ketë një pasqyrim më të mirë të potencialit agro-ekonomik të vendit tonë.

Tutje, Ministri i BPZhR-së, Faton Peci tha se Kosova dhe vendet e Baltikut ndajnë edhe rrezikun e përbashkët të fqinjëve agresorë përpos vlerave të përbashkëta njerëzore, andaj edhe nevoja për bashkëpunim ndërshtetëror është më e shprehur dhe duhet të intensifikohet.


MË SHUME NGA Ekonomi