Makovec takoi komunitetin e biznesit nga Kosova
BKT
Ekonomi

Makovec takoi komunitetin e biznesit nga Kosova

A.B/RTKlive

Zëvendës Drejtori Menaxhues i Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm, z. Marko Makovec vizitoi Kosovën këtë javë. Përveç autoriteteve, ai është takuar edhe me shoqërinë civile dhe komunitetin e biznesit.

“Me këtë rast, Shefi i Zyrës së BE-së/Përfaqësuesit Specialë të BE-së Tomáš Szunyog, ftoi edhe Odën Ekonomike të Kosovës në takim. Qëllimi i takimit ishte shkëmbimi i pikëpamjeve për situatën aktuale socio-ekonomike në Kosovë, klimën e biznesit dhe eksplorimi i fushave ku BE-ja mund të ndihmojë”, njofton OEK-u.


MË SHUME NGA Ekonomi