Mbahet takimi i MZHR-së me Komitetin e Auditimit, shqyrtohen financat
BKT
Ekonomi

Mbahet takimi i MZHR-së me Komitetin e Auditimit, shqyrtohen financat

M.P. / RTKlive

Është mbajtur takimi i i rregullt i Komitetit të Auditimit të Brendshëm i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, ku janë shqyrtuar raportet disamujore të menaxhimit dhe të realizimit të buxhetit në kuadër të kësaj ministrie.

“Qëllimi i këtij takimi ishte: 1. Shqyrtimi i Raportit nëntë mujor (9)  për vitin 2023  të audituar nga DAB në MZHR 2.Shqyrtimi i raporti tre mjur të audituar për vitin 2023 me titull: Planifikimi dhe realizimi i buxhetit në Divizionin për Buxhet dhe Financa (Derpartamenti i Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme)”, njofton MZHR.

Sipas njoftimit, prioriteti i këtij takimi do të jenë rekomandimet e dala nga raportet e Njësisë së Auditimit të Brendshëm në MZHR.


MË SHUME NGA Ekonomi