Nuk ka më listë të pritjes për terapinë me rrezatim në Klinikën e Onkologji
BKT
Shëndetësi

Nuk ka më listë të pritjes për terapinë me rrezatim në Klinikën e Onkologji

SH.Ç/RTKlive

(E plotësuar) Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, gjatë vizitës që ka bërë në Klinikën e Onkologjisë, është njoftuar nga menaxhmenti i Klinikës se falë sigurimit të aparatit të ri për rrezatim është arritur të eleminohet lista e pritjes.

" Është kënaqësi të degjojë se më nuk ka listë pritje për Radioterapi, në Klinikën e Onkologjisë, falë investimeve që kemi bërë dhe punës shembullore të stafit të Klinikës së Onkologjisë që po punojnë me përkushtim dhe profesionalizëm", u shpreh Ministri Vitia.

Ai theksoi se janë ndarë afër 1 milion euro për investime të reja në këtë klinikë, që parashihet zgjerimi i shtretërve, shërbimeve, por edhe rinovime te hapësirave.

Drejtori i Klinikës se Onkologjisë, Ilir Kurtishi, ka falënderuar Ministrin për përkrahje, e që ka mundësuar të hiqet lista e pritjes

" Më nuk kemi pritje për Radioterapi, përjashtuar rastet kur për arsye mjekësore pacientëve u caktohet data se kur duhet të fillojnë me rrezatime, raste te tjera nuk presin", theksoi ai.

Ai pohoi se me renovim dhe zgjerimin e hapësirave puna do të i'u lehtësohet edhe stafit shëndetësorë, ndërsa shtimi i kapaciteteve të shtretërve dhe riorganizimi i dhënjës së shërbimeve onkologjike do plotësojë nevojat dhe cilësinë organizative të shërbimit në Klinikën Onkologjike.

Ministri Vitia thotë se nuk ka listë të pritjes në Radioterapi

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se në Klinikën e Onkologjisë, nuk ka më listë të pritjes për Radioterapi. Ai ka thënë se po vazhdojnë me investime të reja në onkologji dhe se do të dyfishohen kapacitetet për pacientët.

“Nuk ka listë të pritjes në Radioterapi. Në fund të muajit Gusht u instalua akseleratori i ri. Tani lista e pritjes për radioterapi është zero.  Përgëzova stafin e Klinikës së Onkologjisë për punën e përkushtimin e treguar. Po vijojmë me investime të reja në onkologji. Do dyfishojmë kapacitetet për pacientët”, ka shkruar Vitia në Facebook.


MË SHUME NGA Shëndetësi