Po mbahet panairi i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Austri
BKT
Ekonomi

Po mbahet panairi i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Austri

Faton Salihu/RTK

27 kompani nga Kosova po marrin pjesë në panairin që po mbahet në Vjenë të organizuar nga Rrjeti i bizneseve shqiptare në Austri.

Kompanitë pjesëmarrëse janë nga fusha të ndryshme si ndërtim, teknologji informative, industria e përpunimit të drurit, të ushqimit e industri tjera.

Në panair po mbahen edhe takime B2B në mes biznese kosovare dhe të mërgatës në Austri me qëllim që të thellohet bashkëpunimi duke arritur kontrata të reja dhe të rritet eksporti i prodhimeve vendore në Austri.

Mbi 60 biznese në tërësi po marrin pjesë në panair.


MË SHUME NGA Ekonomi