SHSKUK: Në kohë rekorde po bëhet diagnostikimi i meningjitit
E. Hoti / RTKlive
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në kohë rekorde, për dallim nga vitet e kaluara, në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare te Kosovës, po bëhet diagnostikimi i menengjitit.
SHSKUK thotë se kjo u bë e mundur falë rritjes së kapaciteteve diagnostike moderne, ku tashmë rezultatet për pacientët kryhen brenda ditës.
“Më parë duhej kohe deri në 5 ditë, që të marrin rezultatet dhe të kuptonin shkaktarët e meningjiteve.
Diagnostikimi i shpejtë parandalon përdorimin e antibiotikëve të spektrit të gjerë, duke ruajtur kështu shëndetin e pacientit, duke racionalizuar përdorimin e antibiotikëve”,thuhet në njoftim.
SHSKUK thekson se trajtimi i meningjiteve është kompleks dhe kërkon trajtim multidiciplinar.
Sipas njoftimit tashmë, pacientëve të dyshuar për meningjit, ju bëhet në kohë të shpejtë edhe ekzaminimet imazherike, si CT , MRI, ultrasonografia transfontaleare.























