Tetori, muaji i ndërgjegjësimit për Sigurinë Kibernetike
BKT
Ekonomi

Tetori, muaji i ndërgjegjësimit për Sigurinë Kibernetike

B.H./RTKlive

Shoqata e Bankave të Kosovës (SHBK) përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se tetori është muaji i ndërgjegjësimit për Sigurinë Kibernetike, teksa ka dhënë edhe këshilla se si qytetarët duhet të kenë kujdes nga blerjet online.

“Blerjet online janë bërë pjesë e përditshmërisë, prandaj është e rëndësishme të keni sa më shumë kujdes në ndarjen e të dhënave tuaja personale”, thuhet në njoftimin e SHBK-së.

Në kuadër të fushatës informuese për ndërgjegjësimin mbi sigurinë kibernetike, Shoqata e Bankave të Kosovës, përmes një videoje ka njoftuar se si qytetarët duhet të kryejnë blerjet online në mënyrë më të sigurt. 


MË SHUME NGA Ekonomi