Megjithëse pagat janë ekzekutuar, minatorët vazhdojnë grevën
BKT
Foto/ RTK
Ekonomi

Megjithëse pagat janë ekzekutuar, minatorët vazhdojnë grevën

Sh.G / RTKlive

Edhe pas 24 orëve po vazhdon greva e minatorëve të Trepçës në Stanterg , nga sindikata e minatorëve kanë konfirmuar se është përkeqësuar gjendja shëndetësore e minatorëve ku 50 prej tyre paraditen e sotme kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Kanë kaluar mbi 30 orë që minatorët e ‘Trepçës’ gjenden në grevë ata po vazhdojnë të qëndrojnë në hapësirat brenda minierës.

Ata po vazhdojnë të qëndrojnë në horizontin e 10.

Gazetarja e RTK-së, Edina Avdiu raporton se gjendja shëndetësore e disa prej tyre i është përkeqësuar, deri sa ekipi i RTK-së po qëndronte aty një nga minatorët sot është nxjerrë jashtë minierës nga thellësia mbi 800 metra nga shokët e tij, për shkak të gjendjes së përkeqësuar të tij.

Ushtruesi i detyrës së kryeshefit ka RTK-në se pagat janë e ekzekutuar gjatë ditës sot por minatorët vazhdojnë të qëndrojnë  aty për shkak se kanë edhe kërkesa të tjera siç janë kushtet më të mira të punës për minatorët dhe largimi i kryeshefit Enis Rrahmani, pasi sipas tyre kjo situatë ka ardhur nga keq menaxhimi i ndërmarrjes ‘Trepça".


MË SHUME NGA Ekonomi