Njësia B-1 e KEK-ut është kthyer në operim
Sh.Gashi/RTKlive
Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se është kthyer në operim njësia B-1 e Termocentralit Kosova B (TC-B).
"Me datë 24.10.2023 është kthyer në operim njësia B-1 e Termocentralit Kosova B (TC-B), në këtë njësi kanë përfunduar me sukses punimet e projektit të dilatimeve të kaldajës, ndërrimit të zbarrave të gjeneratorit elektrik, si dhe një sërë riparimesh të cilat ishin planifikuar në remontin e rregullt vjetorë. Me këtë rast, zv. kryeshefi Ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Përparim Kabashi me bashkëpunëtor ka qëndruar sot në TC-B, me ç ‘rast ka përgëzuar stafin menaxhues dhe teknik, si dhe gjithë punonjësit e TC-B-së për angazhimin maksimal në përfundimin me sukses të dy projekteve kapitale përfshirë remontet e rregullta vjetore në të dy njësitë B-1 dhe B-2 të TC-B-së, në të cilat është rritur siguria e operimit", njofton KEK.























