Gërxhaliu: Marrëveshja eventuale Kosovë-Serbi, hap perspektivë të re
BKT
Ekonomi

Gërxhaliu: Marrëveshja eventuale Kosovë-Serbi, hap perspektivë të re

RTKlive

Njohësi e ekonomisë, Safet Gërxhaliu tha se Marrëveshja eventuale mes Kosovës dhe Serbisë, hap perspektivë të re ekonomike në Ballkanin Perëndimor.

“Një marrëveshje evropiane është gjithmonë ma e mirë sesa një luftë ballkanike siç dinë me qenë ato në Ballkanin Perëndimor.  Kemi mësuar nga jeta se sa është e rëndësishme që  shumë rreziqe të evitohen para se të shërohen”, tha ai.

Sipas tij, dialogu nuk ka alternativë në zgjedhjen e problemeve në mes të Kosovës dhe Serbisë, por një dialog që gjen zgjidhje të problemeve e jo prolongimin e tyre.

“Stabiliteti politik është esencial për ardhmërinë e Kosovës dhe kjo arrihet vetëm atëherë kur arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë në mbështetje të SHBA-ve dhe shteteve mike evropiane”, ka shkruar ai në ‘Facebook’.


MË SHUME NGA Ekonomi