Dogana e Kosovës dhe ajo e Estonisë forcojnë bashkëpunimin
BKT
Ekonomi

Dogana e Kosovës dhe ajo e Estonisë forcojnë bashkëpunimin

F.S / RTKlive

Në kuadër të projektit për Menaxhimin e Financave Publike, i financuar nga BE dhe i menaxhuar nga GIZ, Dogana e Kosovës ka zbatuar disa nisma të përkrahura nga projekti për të reformuar organizatën me vizionin e krijimit të konceptit të organizatës së orientuar në shërbim ndaj publikut dhe bizneseve, kolektivisht referuar si shërbim ndaj klientit.

Përmes një njoftimi për media nga Dogana e Kosovës, thuhet se pas një morie të proceseve të suksesshme në këto iniciativa dhe bazuar në organizimin e përbashkët me projektin e BE-së, Dogana e Kosovës, e udhëhequr nga Drejtori i Përgjithshëm  Agron Llugaliu me bashkëpunëtorë dhe udhëheqësi i projektit Boris Petkov, kanë zhvilluar një takim me homologët nga Bordi i Tatimeve dhe Doganave i Estonisë.

Në njoftim thuhet se në këto takime është diskutuar për trendët më të fundit në modernizimin e doganave në Estoni, studimet e rasteve dhe praktikat më të mira.

“Gjithashtu, sesioni theksoi rolin vendimtar të zgjidhjeve të IT në dogana, duke theksuar rëndësinë e tyre në zbatimin e tregtisë elektronike, digjitalizimin dhe automatizimin. Pjesëmarrësit eksploruan gjithashtu çështje me rëndësi të sigurisë, të tilla si zbatimi i sanksioneve ndaj Rusisë dhe një qasje e orientuar drejt shërbimeve ndaj proceseve doganore”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se Dogana e Kosovës dhe Bordi i Tatimeve dhe Doganave të Estonisë mbeten të përkushtuara për të nxitur bashkëpunimin, për të shkëmbyer praktikat më të mira dhe për të vazhduar zhvillimin e operacioneve të tyre doganore në kontekstin e Bashkimit Evropian.


MË SHUME NGA Ekonomi