Podgoricë, përfundoi me sukses Forumi i Politikave Bujqësore 2023
M.Sh/RTKlive
Forumi i Politikave Bujqësore 2023 që u mbajt nën kujdesin e përbashkët të Ministrisë së Bujqësisë, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave të Malit të Zi dhe Grupit të Përhershëm të Punës për Zhvillimin Rural Rajonal (SWG) në Evropën Juglindore, ka përfunduar me sukses për vendet e rajonit.
Në këtë forum u theksua nevoja për një qasje shumëdimensionale dhe bashkëpunuese për të adresuar përshtatjen e sektorit bujqësor në përgjigje të efekteve negative të ndryshimeve klimatike. Në këtë kontekst, qasja rajonale dhe shumëpalëshe është një parakusht për ndërtimin e qëndrueshmërisë ndaj këtyre efekteve, thuhet në njoftim.
“Forumi mirëpriti fillimin e Partneritetit për Përshtatjen Klimatike në Evropën Juglindore. Kuadri i partneritetit synon të promovojë, ndër qëllimet e tjera, tranzicionin drejt sistemeve ushqimore elastike dhe të qëndrueshme duke adresuar sfidat që lidhen me klimën”, thuhet në njoftim.
Përfaqësuesit e forumit rekomandojnë që qeveritë e Ballkanit Perëndimor të vazhdojnë përpjekjet e tyre për të përmbushur angazhimet e përshkruara në Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor (GAWB), e cila njihet si një kornizë strategjike që synon promovimin e qëndrueshmërisë mjedisore dhe adresimin e sfidave të lidhura me klimën.
Kujtojmë se Forumi i Politikave Bujqësore 2023, këtë vit u mbajt në Podgoricë, ndërsa morën pjesë më shumë se 115 përfaqësues të institucioneve përkatëse nga 12 vende të Evropës Juglindore. Fokusi i APF 2023 ishte tek partneritet dhe bashkëpunimin në trajtimin e përshtatjes klimatike në EJL, thuhet në njoftim.























