09:30 / 06.11.2023
Dogana:Nga 1 janari s`mund të zhdoganohen veturat më të vjetra se viti 2014
A.B/RTKlive
Nga 1 janar 2024 nuk mund të zhdoganohen vetura më të vjetra se viti 2014.
Kështu ka bërë të ditur Dogana e Kosovës në një postim në 'Facebook'.
Ndryshe Qeveria e Kosovës në vitin 2017 ka miratuar një ligj e cili thotë se “mjetet rrugore që importohen në Kosovë, nuk mund të jenë më të vjetra se 10 vjet”.























