06:15 / 07.11.2023
Rizvanolli raporton për gjendjen në ndërmarrjen ‘Trepça’
A.B / RTKlive
Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Artane Rizvanolli, sot do të raportojë në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, lidhur me gjendjen e krijuar në ndërmarrjen ‘Trepça’.
Do të diskutohet për formimin e Grupit të punës për shqyrtimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për metrologji dhe do të ketë diskutim lidhur me vizitat në terren në bazë të Planit të punës për sesionin vjeshtor 2023.























