Shoqata e Bankave të Kosovës dhe VISA bashkëorganizojnë forumin E-Commerce
RTKlive
(E plotësuar, ora 10:30) Tregtia elektronike është bërë pjesë e rëndësishme e jetës tonë. Shitja dhe blerja e mallrave dhe shërbimeve përmes internetit ofron komoditet dhe mundësi më të mëdha si për bizneset ashtu edhe për konsumatorët. S
Shoqata e Bankave të Kosovës dhe VISA kanë organizuar forumin E-Commerce, me pjesëmarrës nga bankat komerciale të Kosovës, institucionet shtetërore, organizatat dhe platformat e tregtisë elektronike. Forumi u hap me fjalët e Petrit Balija, kryeshef Ekzekutiv në Shoqatën e Bankave të Kosovës dhe znj. Tamara Gavrilovic, Menaxhere e Zhvillimit të Biznesit në Visa.
Forumi E-Commerce ofron mundësi për zgjerim dhe inovacion në fushën e tregtisë elektronike brenda Kosovës dhe në rajon duke e bërë atë një pjesë themelore të ekonomisë moderne. Tregtia elektronike ka revolucionarizuar mënyrën se si bizneset operojnë dhe konsumatorët blejnë, dhe është bërë një pjesë e rëndësishme e ekonomisë globale, andaj forume të tilla janë esenciale në thellimin e bashkëpunimit, tejkalimin e sfidave dhe zhvillimit të mëtutjeshëm.
Mbahet ‘E-commerce Forum’
Shoqata e Bankave të Kosovës (SHBK) mban “E-commerce Forum” i cili bashkë organizohet me kompaninë VISA.
Forumi do të sjellë së bashku përfaqësues nga sektori financiar, VISA dhe përfaqësues të tjerë të rëndësishëm në fushën e E-commerce.























