KEDS vazhdon me fushatën ‘Rryma t’kushton ma lirë’
BKT
Ekonomi

KEDS vazhdon me fushatën ‘Rryma t’kushton ma lirë’

M.P. / RTKlive

KEDS është duke vazhduar identifikimin dhe gjobitjen e keqpërdoruesve të energjisë elektrike. Institucioni së fundmi ka realizuar edhe fushatën vetëdijësuse “Rryma t’kushton ma lirë”, e cila ka për synim njoftimin që kostoja e pagesave të energjisë elektrike janë më të ulta sesa gjoba.

Zyrtari për komunikim në KEDS, Lulzim Krasniqi, në “Mirëmëngjesi Kosovë” të RTK-së ka treguar detaje për verifikimin e këtij fenomeni.

“Një konsumator i cili kapet në flagrancë duke e vjedhur rrymën, akti si i tillë është i pamoralshëm. Në momentin që ai kapet, rryma atij i kushton më lirë sesa një proces verbal i cili formulohet në vendin e ngjarjes duke u bazuar në argumentetet, dëshmohet nëpërmjet fotografive nga keqpërdorimi i bërë, ky proces verbal dorëzohet në departamentin përkatës, ku humbjet të cilat ia bën kompanisë ia kompenzon”, ka treguar Krasniqi.

Ai ka folur edhe për dëmtimet e shtyllave të energjisë elektrike me rastin e erërave të forta në Kosovë. Ndërkaq ai ka treguar edhe gjendjen reale për heqjen në tërësi të shtyllave elektrike.

“Shtylla elektrike, sidomos të drurit, ka gjithandej në botë. Në Kosovë varësisht nga konfiguracioni në terren janë të domosdoshme. Kemi më shumë se 20 e ca qytete, që në qendra të tyre nuk ka shtylla elektrike dhe pothuajse gjithë rrjeti është ndër tokë”, ka thënë ai.


MË SHUME NGA Ekonomi