Kurti dhe Ismaili flasin për zgjidhjen e çështjes së Kartonit të Gjelbër
BKT
Ekonomi

Kurti dhe Ismaili flasin për zgjidhjen e çështjes së Kartonit të Gjelbër

B. H. | RTKlive

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot paradite në takim guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili.

Ai fillimisht e uroi për detyrën e re dhe e falënderoi guvernatorin Ismaili për angazhimin e tij të deritanishëm në krye të BQK-së, teksa i dha mbështetjen e tij institucionale për realizimin e përgjegjësive dhe misionit të Bankës Qendrore.

Guvernatori Ismaili e njoftoi kryeministrin Kurti mbi punën e BQK-së, planet dhe synimet.

Shërbimet bankare, digjitalizimi i tyre dhe rruga drejt zgjidhjes së çështjes së kamotshme të Kartonit të Gjelbër për automjete ishin disa prej temave që u diskutuan bashkë në takim, njofton Zyra e Kryeministrit.


MË SHUME NGA Ekonomi