Forumi E-Commerce ofron inovacion në fushën e tregtisë elektronike
BKT
Ekonomi

Forumi E-Commerce ofron inovacion në fushën e tregtisë elektronike

V.Thaçi / RTKlive

Shoqata e Bankave të Kosovës dhe VISA kanë organizuar forumin E-Commerce, me pjesëmarrës nga bankat komerciale të Kosovës, institucionet shtetërore, organizatat dhe platformat e tregtisë elektronike.

Shoqata e Bankave të Kosovës përmes një komunikate njofton se Forumi E-Commerce ofroi mundësi për zgjerim dhe inovacion në fushën e tregtisë elektronike brenda Kosovës dhe në rajon duke e bërë atë një pjesë themelore të ekonomisë moderne.

“Tregtia elektronike ka revolucionarizuar mënyrën se si bizneset operojnë dhe konsumatorët blejnë, dhe është bërë një pjesë e rëndësishme e ekonomisë globale, andaj forume të tilla janë esenciale në thellimin e bashkëpunimit, tejkalimin e sfidave dhe zhvillimit të mëtutjeshëm”, është thënë në forum, thuhet në komunikatë.

Tutje thuhet se Bankat luajnë një rol vendimtar në lehtësimin e transaksioneve të tregtisë elektronike duke ofruar shërbime financiare, infrastrukturë dhe siguri që u mundësojnë bizneseve dhe konsumatorëve të bëhen pjesë e tregtisë elektronike.

Po ashtu sispas komunikatës në Forum është shtuar se tregtia elektronike ndërkufitare ofron sfida dhe mundësi.

“Ajo ofron rrugë të reja përbashkëpunime dhe partneritete me biznese dhe organizata në rajon, të cilat krijojnë mundësi të reja për rritje dhe zgjerim të tregut, prandaj paneli i dytë i Forumit E-Commerce diskuton këtë temë të rëndësishme.

Tregtia elektronike ndërkufitare i lejon bizneset të futen në tregje të reja dhe të arrijnë një audiencë më të gjerë ndërkombëtare, gjë që mund të çojë në rritjen e shitjeve dhe rritjen e biznesit. Suksesi në tregtinë elektronike ndërkufitare shpesh varet nga një kombinim i planifikimit strategjik, përshtatjes me kushtet lokale dhe partneriteteve efektive me palët e interesit në rajon, prandaj forumi E-Commerce ishte tejet i rëndësishëm”.

Në fund është thënë se Bankat janë partnerë kritikë të tregtisë elektronike, duke mbështetur transaksione elektronike të sigurta, efikase dhe të besueshme. Roli i tyre shtrihet përtej shërbimeve financiare, duke përfshirë përpunimin e pagesave, menaxhimin e rrezikut, sigurinë dhe pajtueshmërinë rregullatore. Duke vepruar kështu, ato kontribuojnë në rritjen dhe suksesin e tregtisë elektronike.


MË SHUME NGA Ekonomi