Raporti i Progresit ka vlerësuar luftimin e evazionit fiskal në ATK
BKT
Foto: RTKlive
Ekonomi

Raporti i Progresit ka vlerësuar luftimin e evazionit fiskal në ATK

V.Th. RTKlive

ATK përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se Raporti i Progresit, i cili u publikua dje nga Komisioni Evropian ka nxjerrë përsëri Administratën Tatimore të Kosovës, në pozicionin jashtëzakonisht progresiv, duke vlerësuar lart arritjet e bëra në fushat, të cilat kanë reflektuar në sistemin tatimor.

Në kapitullin 16, në pjesën e tatimeve thuhet se Kosova ka një nivel të përgatitjes në fushën e tatimeve. Ajo ka arritur progres në zbatimin e inspektimeve tatimore të bazuara në rrezik në disa sektorë me rrezik të lartë dhe në digjitalizimin e shërbimeve. Rritja e masave për përmbushjen dhe formalizimin kanë çuar në rritjen e të ardhurave tatimore.

"Vlerësim i jashtëzakonshëm në këtë raport i jepet rritjes dhe tejkalimit të mbledhjes së të hyrave, ku theksohet se “Progres i mirë është bërë gjatë periudhës raportuese në lidhje me mbledhjen e tatimeve, (mbledhjen e detyrueshme dhe përmbushjen). Gjatë periudhës qershor 2022 dhe prill 2023, Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka mbledhur të hyra prej 728.7 milionë euro, 16.7% më të larta se e njëjta periudhë e një viti më parë”.  Përveç të hyrave vend të rëndësishëm në vlerësim ka zënë edhe pjesa e luftimit dhe parandalimit te ekonomisë jo-formale, në të cilin specifikohet se gjatë periudhës raportuese ATK ka rritur aktivitetet për të luftuar ekonominë joformale, duke rritur numrin e vizitave përmbushëse, kontrollave dhe hetimeve të rasteve të dyshuara për evazion fiskal.  Raporti vlerëson se këto aktivitete rezultuan me të ardhura shtesë prej 181.5 milionë euro për periudhën qershor 2022 – maj 2023, 17% më të larta se e njëjta periudhë e një viti më parë”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

Tutje, në Raportin e Progresit theksohet se Administrata Tatimore ka bërë progres në lidhje me cilësinë e shërbimit, veçanërisht në përdorimin e shërbimeve elektronike. Kjo pasqyrohet edhe në Instrumentin për Vlerësimin Diagnostik të Administratës Tatimore 2022 (vlerësimi TADAT).


MË SHUME NGA Ekonomi