17:33 / 09.11.2023
ASK: Rritet qarkullimi i shërbimeve për disa kategori
RTKlive
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Statistikat Afatshkurtra të Shërbimeve për muajin gusht 2023.
Në muajin gusht 2023, indeksi i qarkullimit të shërbimeve kishte rritje më të madhe tekëto grupe: Agjencitë e udhëtimit (25,06%) dhe Hotelet(16,76%),krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak (Gusht 2022).
Në muajin gusht 2023, indeksi i numrit të të punësuarve kishte rritje te Transporti dhe Magazinimi (0,58%) krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak (Gusht 2022).























