Rritet për 25 % numri i operacioneve të kryera në Kirurgjinë Abdominale
BKT
Shëndetësi

Rritet për 25 % numri i operacioneve të kryera në Kirurgjinë Abdominale

E. Hoti / RTKlive

Ka shënuar rritje për 25% numri i operacioneve të kryera nga kirurgët e Klinikës së Kirurgjisë Abdominale në QKUK.

ShSKUK ka njoftuar se sipas raportit të punës së kësaj klinike, në nëntë muajt e parë të vitit 2023, janë kryer 1 mijë e 691 operacione, përfshirë operacione urgjente, por edhe ato të planifikuara, në programin e rregullt operativ.

“Duke ju referuar të njëjtit raport, janë kryer edhe 303 intervenime endoskopike (ERCP), 147 Gastroskopi, 148 Kolonoskopi dhe shërbime të tjera të natyrës kirurgjike”, thuhet në njoftim.

Sipas ShSKUK-së numri i intervenimeve kirurgjike të realizuara në nëntë muajt e parë të këtij viti është i barabartë, pothuajse me intervenimet kirurgjike të realizuara gjatë krejt vitit të kaluar.


MË SHUME NGA Shëndetësi