Nënshkruhet marrëveshja për rehabilitimin e ujërave të zeza
BKT
Ekonomi

Nënshkruhet marrëveshja për rehabilitimin e ujërave të zeza

V.Th. RTKlive

Ministri i Financave, Hekuran Murati bashkë me Drejtorin e Zyrës për Kosovë të Bankës Gjermane për Zhvillim dhe kryeshefin e Kompanisë rajonale të Ujësjellësit Arsim Fetahu, nënshkruan marrëveshje me vlerë 13.2 milionë euro.

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se kjo marrëveshje mundëson trajtimin e ujërave të zeza në kuadër të Projektit “Përshtatja e Zhvillimit Urban me Kushtet Klimatike dhe Menaxhimi i Ujërave të Zeza në Prishtinë”.

Sipas njoftimit, mbështetja financiare e nënshkruar sot i shtohet marrëveshjes fillestare të grantit me vlerë 28.8 milionë euro e nënshkruar në dhjetor të vitit 2022 duke e bërë vlerën totale të grantit 42 milionë euro.


MË SHUME NGA Ekonomi