Ka filluar Java Globale e Ndërmarrësisë
BKT
Ekonomi

Ka filluar Java Globale e Ndërmarrësisë

SH.Ç/RTKlive

Ka filluar në Prishtinë, Java Globale e Ndërrmarrsisë, duke mbledhur ndërmarrës, inivatorë, punonjës, figura politike dhe të tjera, me qëllim të zhvillimit të ideve të reja, krijimit të vendeve të punës, rritjes së mirëqenies dhe zhvillimit ekonomik.

Nikoqir i GEW, Uranik Begu ka thënë se kjo ngjarje është mundësi për një të ardhme të sigurt ngase zhvillohen takimet ndërmjet donatorëve, miqve e të rinjve.

“Kemi shumë donatorë dhe miq që na ndihmojnë shumë dhe na suprotojnë në rrugëtimin tonë. Hapat që duhet të marrim që të kemi një të ardhme të ndritshme është edukimi dhe do investojmë në edukim cilësore që të kemi një shoqëri të mirë”, ka deklaruar Begu.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tka deklaruar se po punojnë që të rinjtë të jenë pjesë e organizimeve e vendimmarrjes në kryeqytet duke u mundësuar atyre shkollim e kushte më të mira.

“Prishtina si kryeqytet e kupton rëndësinë e promovimit të platformës për të rinjtë që të jenë më të involvuar në qytet dhe të mendojnë për të ardhmen. Ne kemi filluar që nga njerëzit që nuk kanë shumë të ardhura e deri tek ata që fitojnë më shumë që të sjellim koincidencën e tyre që mund të bëjnë gjithçka edhe ata dhe të jenë të barabartë si edhe kemi filluar që të hapim shkolla që nxënësit të jenë më të sigurt si edhe të fillojmë që të mbajmë mësim gjithëditor dhe jemi këtu ku nxënësit do mësojnë teknologji, kodim si edhe komunikim me publikun që është e rëndësishme”, ka deklaruar ai.

Ambasador i Suedisë në Kosovë, Sergiy Maslichenko, ka thënë se shteti i tij e ka pasur të njëjtë përvojë si Kosova me ikjen e të rinjve për në ShBA, po që tha se ata më pas janë kthyer e kanë investuar në Suedi.

Në këtë rast ai përmendi investimet e bëra në Kosovë nga diaspora, por që kërkoi më shumë bashkëpunim edhe me Zvicrën dhe Singaporin.


MË SHUME NGA Ekonomi