Kurti në Evropë: Kemi bërë ofertën tonë për investitorë të huaj
BKT
Ekonomi

Kurti në Evropë: Kemi bërë ofertën tonë për investitorë të huaj

F.Sertolli / RTKlive

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë këtyre ditëve ka pasur takime të ndryshme në Francë, Austri e Spanjë, e për të cilat takime, Kurti tha se ka diskutuar për ngjarjet aktuale në vend dhe ka bërë ofertën e Kosovës për investitorët e huaj.

“Dy forume dhe një kongres në Francë, Austri dhe Spanjë në gjashtë ditë. Takime, diskutime dhe biseda të shumta mbi zhvillimet në vend, qeverisjen e mirë, progresin, dhe ofertën tonë për investitorë të huaja”, tha Kurti.

Tutje tha ai se në Paris, me zëvendëskryeministren Donika Gërvalla kanë qenë në mesin e liderëve e krerëve të shumtë të shteteve e qeverive pjesëmarrëse në Forumin e Paqes.

“Në Vjenë, në edicionin jubilar të 20-të të Forumit Ekonomik të Vjenës, Republika e Kosovës pranoi Çmimin Vjetor “Partneri i Vitit 2023” për bashkëpunimin dhe kontributin 15-vjeçar në zhvillimin ekonomik në nivel kombëtar dhe rajonal”, tha i pari i Qeverisë së Kosovës.

Po ashtu, Kurti ka bërë të ditur se në Malaga, së bashku me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe zëvendësministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti morën pjesë në Kongresin e Partisë së Socialistëve Evropianë (PES), për të shënuar anëtarësimin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në këtë familje të rëndësishme politike.


MË SHUME NGA Ekonomi