Më 23 nëntor do të mbahet ankandi i njëmbëdhjetë i letrave me vlerë
BKT
Ekonomi

Më 23 nëntor do të mbahet ankandi i njëmbëdhjetë i letrave me vlerë

RTKlive

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 23 nëntor do të mbahet ankandi i njëmbëdhjetë për vitin 2023.

“Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 2 vjeçar në shumën prej 25 milionë euro.Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (2 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi”, thuhet në njoftim.

Ministria e Financave ka theksuar se për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë,duhet të kontaktohet ndonjëra nga bankat komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.


MË SHUME NGA Ekonomi