Vitia: Buxheti i vitit 2024, më i larti për shëndetësinë që nga paslufta
BKT
Shëndetësi

Vitia: Buxheti i vitit 2024, më i larti për shëndetësinë që nga paslufta

E. Hoti / RTKlive

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka  bërë të ditur se buxheti për vitin 2024 për shëndetësinë është mbi 345 milionë euro.

Në një postim në Facebook ai ka thënë se ky është buxheti më i lartë që i dedikohet shëndetësisë, që nga paslufta.

“Në vitin 2019 buxheti për shëndetësi ishte 233 milionë, buxheti i 2024 do të jetë mbi 345 milionë euro” , ka shkruar Vitia.

Vitia ka theksuar se për vitin e ardhshëm kanë buxhetuar rritje të buxhetit për listën e barnat esenciale, rritje të buxhetit për investime kapitale në klinika e spitale, buxhet për specializime të reja,si dhe buxhet për nisjen e sistemit informativ shëndetësor.

“Transformimi i shëndetësisë publike - rrugë e gjatë por e pakthyeshme”, ka shkruar ministri Vitia. 


MË SHUME NGA Shëndetësi