Tahiri nga AAK thotë se buxheti i vitit 2024 nuk prodhon zgjidhje
BKT
Ekonomi

Tahiri nga AAK thotë se buxheti i vitit 2024 nuk prodhon zgjidhje

A.B/RTKlive

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se buxheti i vitit 2024, nuk parasheh efekte reale e as zhvillimin e sektorit privat.

Tahiri përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka paraqitur pesë amandamentet e AAK-së.

“Buxheti i vitit 2024 kaloi në lexim të parë. Fatkeqësisht ky Buxhet nuk parasheh efekte reale, as në pagat në sektorin publik, e as në ekonominë dhe zhvillimin e sektorit privat në Kosovë”, tha ai.

Grupi Parlamentar i AAK-së, i ka përgatitur pesë kërkesa konkrete për amandamentim të ligjit.


MË SHUME NGA Ekonomi