Murati: Familjet me asistencë sociale do të mbështeten për blerjen e druve
BKT
Foto: RTKlive
Ekonomi

Murati: Familjet me asistencë sociale do të mbështeten për blerjen e druve

V.Th. RTKlive

Secila familje përfituese e asistencës sociale, këtë muaj do të ketë edhe mbështetje shtesë të njëhershme për blerjen e druve për ngrohje gjatë dimrit.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Financave, Hekuran Murati, përmes një postimi në Facebook.

Sipas tij, në kuadër të mbështetjes së familjeve në nevojë për të tejkaluar dimrin me sa më pak vështirësi, është miratuar ndarja e 5 milionë eurove nga Pakoja Energjetike e Bashkimit Evropian, mbështetje shtesë për familjet në asistencë sociale.

Ai po ashtu ka njoftuar se gjate ditëve në vijim do të bëhet verifikimi i listave dhe MFPT do të njoftojë me kohë edhe përfituesit në lidhje me zbatimin e kësaj mase.


MË SHUME NGA Ekonomi