21:28 / 23.11.2023
Rafuna vizitoi Ambasadën e Kosovës në Berlin
A.B/RTKlive
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna vizitoi Ambasadën e Kosovës në Berlin, ku u takua me ambasadorin e Kosovës Faruk Ajeti.
“Palët diskutuan rreth bashkëpunimit për intensifikimin e aktiviteteve të përbashkëta me qëllim të promovimit të investimeve në Republikën e Kosovës për të tërhequr sa më shumë investitorë nga Gjermania”, njofton OEK-u.























